“1400 ankesa për ndihma sociale janë ruajtur në sirtarë”

Në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale askush nuk i ka parë ankesat e dërguara nga qytetarët për shfrytëzimin e ndihmave sociale. Janë rreth 1400 ankesa të cilat janë dërguar nga qytetarët, kryesisht pasi u është mohuar e drejta për shfrytëzimin ndihmave sociale ose kjo e drejtë ju është ndërprerë pas një periudhe. Këto të dhëna u bënë të ditura pasi filloi me punë ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski. Ish ministri dhe zv/ministër aktual në këtë dikaster, Dime Spasov, ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë.

“Në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale që nag shkurti i këtij viti dhe deri më sat, nuk është marrë vendim për më shumë se 1400 ankesa për të drejtën e mohuar ose ndërprerë të shfrytëzimit të ndihmave sociale. Pikërisht për këtë, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski i ka bërë thirrje Inspektoratit Administrative Shtetëror, ta hulumtojnë këtë rast dhe të dëshmojnë se janë të interesuar për mbisundimin e të drejtës dhe ligjeve gjatë punës se institucioneve.” – thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Sipas rregullave ligjore, këto ankesa duhet të shihen dhe për ato të merret vendim në afat prej 60 ditësh.

Nga MPPS thonë se në vitin 2014, të drejtën për shfrytëzimin e ndihmës sociale e kanë shfrytëzuar 34,688 shfrytëzues kurse në vitin 2015, ky numër ka rënë në 28.484 shfrytëzues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button