Duhani të shkurton me 10-vjet jetën

Të rinjtë e moshës 20-25 vjeçare të cilët zgjedhin të heqin dorë nga duhani zgjasin jetën e tyre me dhjetë vjet.

Sipas një studimi të institutit “Sax” në Australi, i cili ka patur një kampion prej 200 mijë personash nga mosha 20-45 vjeç, hulumtimi tregon se ne 2/3 e duhanpirësve do të vdesin në moshë më të re për shkak të pirjes së duhanit, transmeton Indeksonline.

Profesorja Emili Banks që ka koordinuar këtë kërkim shprehet se të gjithë ata që e lënë cigaren në moshë të re e mënjanojnë këtë rrezik në 90% të rasteve. Studimi tregon se rreziku për shkurtimin e jetës me dhjetë vjet vjen edhe nëse cigaret që konsumoni janë në numër të reduktuar.

Çdo vit në Australi vdesin 15 mije persona nga pirja e cigares.

Lajme të ngjashme

Back to top button