Së paku 21 të vrarë nga shpërthimi në Siri

Aktivistët sirianë thonë se së paku 21 persona, përfshirë katër fëmijë dhe gjashtë gra, janë vrarë, pasi autobusi i tyre ka hasur në një minë tokësore në qytetin Noa.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës.

Observatori ka theksuar se rebelët dhe forcat e Qeverisë siriane kanë qenë duke luftuar në zonë.

Aktivistët po ashtu kanë thënë se mina është vendosur nga forcat qeveritare.

Qeveria e Sirisë nuk e ka komentuar shpërthimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button