Izairi akuzon qeverinë se është fajtore për mos mbylljen e “Jugohromit”

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi në intervistën për emisionin “10 Minuta” foli për problemin e ndotjes masive të ambientit jetësor në Maqedoni, por ai për herë të parë sqaroi në detaje këtë problematik.

Duke komentuar çështjen e ndotjes masive në Shkup dhe Tetovë dhe përgjegjësinë e tij si drejtues i Ministrisë së Ambientit Jetësor, ministri Izairi tha se të gjithë qytetarët kanë përgjegjësi për përmirësimin e mjedisit jetësor.

“Unë jam këtu për të ju dhënë një porosi të gjithëve të cilët marrën pjesë  në ketë proces, të jemi të gjithë të bashkuar , unë siç e dini nuk mund të obligojë cdo njeri tani pasi që jemi në sezonin e djegies dhe nuk mund të vijë në shtëpinë e secilit prej jush“, thotë Izairi.

Ministri Izairi tha se për punën e ndotësit kryesor “Jugohrom” në Pollog, përgjegjësinë e ka Qeveria.

“Njëri nga ndotësit është i ashtuquajturi kombinati i “Jugohromit”, e kamë përmendur disa herë por po e përsërisë edhe njëherë se kaloj 1 vjet nga ajo që qeveria ia pat dhënë afatin gjegjësisht prolongimin e afatit për montimin e filtrave, deri tani ata kanë punuar në dokumentacion teknik, por në gjendjen reale në teren shumë pak kanë punuar”, tha ai.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tha se do të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar gjendjen lidhur me ndotjen e ambientit jetësor.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button