Nuk gjen vend të lirë, kryeministri i Finlandës udhëton në tualetin e avionit

Zakonisht një kryeministër udhëton në “business class”, më rrallë në atë ekonomik. Por kryeministri i Finlandës ka udhëtuar në kushte edhe më të vështira. Fluturimin prej katër orësh nga kryeqyteti Helsinki në qytetin verior Oulu, kryeministri Juha Sipilä e ka kaluar në tualetin e avionit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Helsingin Sanomat”, sipas të cilës për shkak të punëve të shumta në kryeqytet, kreu i qeverisë finlandeze humbi disa fluturime dhe u detyrua të udhëtonte me një avion të shërbimeve emergjente.

Por, pasi ka gjetur vetëm një vend të lirë, ai ka vendosur t’ia lërë atë të shoqes, ndërsa vetë e ka kaluar udhëtimin prej 4 orësh në tualetin e avionit.

Gazeta shkruan se ky episod ka ndodhur dy javë më parë, por është zbuluar ditët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button