Klipi me veshje si të ISIS-it, procedim penal për Ronela Hajatin

Videoklipi që shkaktoi panik dhe frikë mes qytetarëve për shkak të veshjeve të ngjashme me ato të ISIS, këngëtares Ronela Hajati i ka kushtuar ndjekje penale nga policia.

Sipas Policisë së Tiranës, në ngarkim të këngëtares 26-vjeçare dhe organizatorëve të videoklipit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.

Imazhet e personave të veshur nga koka te këmbët me pëlhurë të zezë, me shami në kokë dhe të hipur mbi makinë, u fotografuan nga qytetarë të rastësishëm në rrugën e Unazës së Re në segmentin Sauk- Lundër dhe tërhoqën edhe vëmendjen e deputetes Mesila Doda, e cila edhe postoi imazhet në rrjetin social Facebook.
Paniku ishte edhe më prezent pasi pamjet vinin pas sulmeve terroriste në Paris dhe kërcënimeve ndaj vendeve të Evropës për sulme të tjera të mundshme.

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale policia ndaloi automjetet në autostradë, duke shoqëruar personat e dyshimtë ku pas verifikimit u konfirmua se bëhej fjalë për një videoklip të këngëtares Ronela Hajati.

Ajo sqaroi situatën e krijuar në llogarinë e saj në Instagram: “Në u veshçin ata tipat si Aladini dhe Ali Baba…nuk di…Qetësohuni njerëz…është vetëm një video. Bëni dashuri, jo luftë!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button