Kryebashkiaku i Nju Xhersit: Trump po bën fushatë urrejtjeje

Kandidati republikan për presidencën amerikane, Donald Trump, është akuzuar për zhvillimin e një fushate urrejtjeje, pasi sugjeroi se mijëra myslimanë në Nju Xhersi ishin gëzuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit. Fillimisht ai e tha këtë gjatë një manifestimi në Alabama ditën e shtunë, kur theksoi nevojën për survejime më të mëdha pas sulmeve në Paris, transmeton Top Channel.

“Unë isha në Nju Xhersi kur u sulmua “World Trade Center”, ku pashë se si mijëra njerëz brohoritën nga gëzimi kur kullat po rrëzoheshin”, tha Trump.

Por nuk është mjaftuar me kaq dhe e ka përsëritur këtë deklaratë gjatë së dielës, në një intervistë për televizionin “ABC News”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Nju Xhersit, Steven Fulop, i cili kritikoi Trumpin për një pohim të tillë.

“Trump po politizon në mënyrë të turpshme një çështje me peshë të madhe emocionale. Askush në qytetin e Nju Xhersit nuk është gëzuar në 11 shtator. Madje ne ishim mes të parëve që dërguam grupe shpëtimi në Manhatanin e poshtëm”, deklaroi Fulop.

Pamje të myslimanëve në vendet e Lindjes së Mesme që gëzohen me lajmin e sulmeve të 11 shtatorit janë shfaqur shpesh në televizion, por nuk ekzistojnë xhirime që të tregojnë festime masive nga myslimanët në Nju Xhersi. Kryebashkiaku i qytetit shtoi se Trump duhet ta kuptojë se Nju Xhersi nuk do të bëhet pjesë e fushatës së tij të urrejtjes.

George Pataki, guvernatori i Nju Jorkut në kohën e sulmeve të vitit 2001, i cili gjithashtu është në garë për kandidaturën republikane, kritikoi në Twitter komentet e Trumpit dhe tha se amerikanët kishin qenë të gjithë të bashkuar atë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button