Durguti ndalet në raundin e tretë

Ka përfunduar paraqitja e tenistit shqiptarë Besir Durguti në raundin e tretë të turneut “Futures” që është duke u zhvilluar në Antali të Turqisë, ndërsa pengesë e tij ishte tenisti italian Brancaccio Raul me rezultat 7:6 dhe 6:2.

“Kisha një lojë të mirë dhe jam i kënaqur nga ajo që kam treguar në këtë paraqitje, edhe pse duhet potencuar se Brancaccio ishte në disa niansa më i mirë se unë dhe e arsyetoi që jo rastësisht këtu ishte bartës i shtatë i turneut. Tani do të vazhdoj qëndrimin tim edhe për disa ditë në Turqi, ndërsa më pas kur të kthehem në Shkup do të vendos për paraqitjet e mia të radhës”, ka thënë Dërguti.

Të përkujtojmë se tenisti shkupjan Besir Durguti me shumë lehtësi kishte kaluar në dy rundet e para, fillimisht duke e mundur turkun Mert Çelik, me rezultat 6:0, 6:0 e më pas edhe tenistin nga Irani, Erfan Golhamad, të cilin e kishte fituar me rezultatin 6:0 6:2. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button