Biçikleta 3D – ju tregon edhe rrugën

Bike Desing Project ka dal me një projekt nga pesë studio dizajni nga pesë qytete për të ndërtuan biçikletën e re me kornizë 3D të përbërë nga titani. Ajo do të quhet Solid dhe mund të lidhet me një aplikacion në smartphone të quajtur “My Bike”. Ky aplikacion e informon përdoruesin nëse një dritë ka nevojë të ndërrohet ose nëse diçka nuk është në rregull me frenat. Gjithashtu do të ketë software të quajtur “Discover My City” (Zbulo qytetin tim) që të tregon për vendet më të mira për të ngrënë dhe për të bërë blerë.

Por që përdoruesi të fokusohet te rruga dhe jo te telefoni, biçikleta ka një sistem të integruar feedbacku te dorëzat. Dorëzat, nëpërmjet vibrimit, të tregojnë se kur duhet të kthesh dhe sa më shumë t’i afrohesh cakut, aq më shpesh do të vibrojnë ata.

Kompania fillimisht do të prodhojë vetëm 100 biçikleta të cilat do të shiten në Portland.

Nga dizajnerët teknologjik, kjo shihet si një epokë e re e shfrytëzimit të biçikletës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button