Bisedimet rreth mediave, Vanhojte shqyrton mundësin e përfshirjes të organizatave mediatike

Ndërmjetësi belg në bisedimet e grupeve të punës të partive politike Piter Vanhojte po shqyrton mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejt të organizatave mediatike në bisedimet për reforma në media, njofton Alsat M.

Burime brenda grupeve të punës thonë se ekziston disponim për përfshirjen e gazetarëve në bisedime, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së, qëndrimi i së cilës ende mbetet i pa përcaktuar qartë. Që përfshirja e gazetarëve në bisedime të kalojë me sa më pak tensione, partitë pjesëmarrëse në bisedime po i shmangen bërjes publike të zgjidhjeve të propozuara. Ditë më parë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve paralajmëruan protestë dhe bojkot të ndjekjes së zgjedhjeve të radhës nëse edhe punonjësit mediatik nuk bëhen pjesë e bisedimeve të grupeve të punës për reformat në media.

Vanhojte ka shtyrë bisedimet deri të mërkurën, deri kur dhe do të zhvillojë konsultime në Bruksel. Nga atje diplomati belg pritet të sjellë propozime konkrete, përfshirë edhe ndryshime ligjore për reformat në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button