Ahmeti takon ambasadoren e Austrisë, Kobler

Sot në selinë e BDI-së në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti, ka takuar ambasadoren e re të Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadorja Kobler diskutuan rreth situatës politike në vend me theks të veçantë në nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zbatimin e marrëveshjes së Qershorit.

“Ahmeti theksoi që fokusi i vendit, përveç se në reformat sistemore dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të prillit, duhet të rikthehet edhe në tejkalimin e pengesës së vetme për anëtarësim në NATO, atë të zgjidhjes së çështjes së emrit. Ky proces mundëson stabilitet, siguri dhe paqe të qëndrueshme, por njëkohësisht ndikon shumë në marrëdhëniet ndëretnike si shtyllë e stabilitetit të vendit. Përgjegjësinë për këtë proces që siguron të ardhmen e vendit duhet që ta marrin partitë politike bashkërisht dhe jo ta shfrytëzojnë për politika ditore”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button