Zaev: “Dëshminë për rastin Monstra do t’ia dorëzoj Janevës”

“Të gjitha materialet që i posedoj, do t’ia dorëzojë Prokurores speciale publike. Askush nuk ka të drejtë ta fshehë të vërtetën, nga qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për “Skaj”, i pyetur nëse do t’i dorëzojë në prokurori, të gjitha materialet që kanë të bëjnë me rastin e Liqenit të Smilkovës, Televizionit A1, “Spijuni” etj.

“Prokurorja speciale e ka përgjegjësinë historike që ta konfirmojë të vërtetën, që ta nxjerrë në pah nëpërmjet rrugës institucionale, ndërsa ata që kanë gabuar para qytetarëve, t’i përballë me ligjin dhe drejtësinë”, ka thënë Zoran Zaev.

Zaev nuk ka specifikuar nëse posedon materiale për rastin e Kumanovës.

Ndrëkohë, Prokuroria Speciale ka njoftuar se po i analizon të dhënat e dorëzuara nga Prokuroria Publike e Maqedonisë me qëllim që të vërtetoj se cila nga lëndët ka prioritet dhe menjëherë të analizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button