Ronela: Klipi i ri nuk ka të bëjë me ISIS-in

Ronela Hajati ka reaguar ndaj raportimeve në media që i lidhin skenat e klipit të saj të ri me terroristët.

Pjesë e skenave të videos që është në përgatitje janë edhe njerëz të veshur me të zeza në stilin oriental e që janë komentuar si të ngjashme me ISIS-in, tash kur të gjithë botën mbretëron frika nga sulmet terroriste.

“Në u veshçin ata tipat si Aladini dhe Ali Baba. Nuk di… Relaks njerëz! Është thjesht një video! Bëni dashuri jo luftë!”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Më pas, ajo ka sqaruar: “Mos krijoni drama kot… I kërkoj ndjese çdo njeriu që mund të jetë frikësuar nga keqinterpretimet e mediave. Është një këngë e re që ende nuk është publikuar me motive orienti ndaj i jemi përshtatur. S’e kuptoj si mund të keqkuptoni një realizim simulativ që jam e bindur që kur të publikohet do të qartësohen shumë gjëra që s’kanë as lidhjen më të vogël me të keqen!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button