Durguti fiton edhe në raundin e dytë

Ka vazhduar edhe në raundin e dytë me paraqitje të mrekullueshme tenisti shkupjan Besir Durguti, i cili po tregon formë perfekt deri më tani në turneun “Futures” që po zhvillohet në Antali të Turqisë, e që është në vlerë prej 10 mijë dollarë.

Kësaj radhe “viktimë” e Durgutit ishte tenisti nga Irani, Erfan Golhamad, të cilin e ka fituar me rezultatin 6:0 6:2.

“E kam parasysh se nga raundi në raund vijnë dhe kundërshtarë më të fortë, por më gëzon fakti se unë jam në formë të mirë dhe se shpresoj të mbajë këtë ritëm edhe në duelet e radhës. Sigurisht se po të kishim një ditë pushim, do ishte shumë më mirë na duhet pak çlodhje, por do vazhdojmë me këtë ritën deri aty ku mundemi”, ka thënë Durguti.

Meçin e radhës tenisti shqiptarë e luanë nesër (e hënë), kur përballë do të ketë fituesin nga dueli Brancaccio  Raul nga Italia i cili është bartesi i 7-të, ose turku Gorgun Omer Berk. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button