Shkupit i iku fitorja nga duart për një minutë

Skuadra e FC Shkupi ishte shumë afër të merr tripikëshin e ri, kësaj radhe në duelin derbi të javës së 15-të që u luajt në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup kundër Rabotniçkit.

Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani që në fillim të ndeshjes ishte shumë më aktive dhe dominoi në mesfushë duke tentuar që shpesh herë me këmbëshpejtin Ardian Nuhiu të befasoj me kundërsulme nikoqirët. Edhe pse në një terren jashtëzakonisht të vështirë për lojë, në pjesën e parë nuk kishte raste serioze nga asnjëra skuadër dhe portierët mbetën pa u nxehur në një kohë që binte dhe shi shumë i ftohtë.

Edhe pjesën e dytë të përzgjedhurit e trajnerit Ramadani luajtën të njëjtin sistem të lojës, por kësaj radhe edhe Rabotniçki ishte shumë më aktiv dhe kishte disa raste kur tentoi të befasoj Zendelin, i cili edhe në këtë ndeshje ishte në super formë.

Dhe kur të gjithë pritën që të përfundojë ndeshja pa gola, në skenë doli talenti i Shkupit, Besart Iseni i cili me stilin e tij tani më të njohur, duke lënë pas vete gjithë mbrojtjen vendase, me goditje shumë precize në këndin e majtë shënoi për avantazh, e gjithë kjo ndodhi në minutën e 89-të. Dhe kur pritej që të kalojnë minutat e fundit, për vetëm shkurt kohë, nikoqirët arritën që nga një tollovi para portës, pasi më parë Sahiti e kishte goditur shtyllën, e që topi ishte kthyer te Altiparmakovski, i cili e barazoi rezultatin.

Derbi në mes dy ekipeve tetovare Renova – Shkëndija është anuluar shkaku i reshjeve të mëdha të shiut që kanë bërë të dëmtohet edhe stadiumi i Bogovinës ku duhej të luhej ndeshja.

Në ndeshjet tjera ndodhën dy befasi, më e madhja ishte disfata e Vardarit nga Horizont Turnova (2:1), ndërsa edhe Bregallnica u befasua nga Metallurgu (0:2). Skuadra e Sileksit pa ndonjë problem të madh e ka mundur Mlladost CD me rezultat 3:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button