Refugjatët në Evropë: Nuk jemi terroristë

Mijëra refugjatë me prejardhje nga Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilët gjenden në Evropë, pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor ku humbën jetën 129 persona, shqetësohen se për shkak të “etiketimit terrorist” mund të kthehen në vendet e tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Refugjatët, siç thonë, më herët shumë lehtë kalonin kufijtë e shteteve evropiane, ndërsa sot situata është shumë më ndryshe. Pas sulmeve terroriste për të cilin përgjegjësinë e mori organizata terroriste DAESH, është ulur numri i kërkesave të aprovuara për azil, por edhe aksionet humanitare dhe ndihmat për refugjatët.

Siriani Ali Ferah, 54 vjeç, në Austri mbërriti me dy vajzat e tij. Siç rrëfen kur erdhën në këtë vend ishin shumë të lumtur, por edhe shumë njerëz u ofronin ndihmë. Megjithatë, pas sulmeve terroriste “komuniteti ndryshoi mendimin ndaj tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button