Rekord historik në Shqipëri: Deri në 100.000 aplikime në lotarinë amerikane

Rekord historik. Kështu konsiderohet numri i aplikimeve të qytetarëve shqiptarë për lotarinë amerikane në këtë sezon, që nisi më 1 tetor dhe përfundoi më 3 nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100.000 aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.

Ky është një rekord historik. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në vitin 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në vitin 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogel i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrimtare. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button