Musa Xhaferri: Bashkëpunimi në arsim midis Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, domosdoshmëri

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit.

Ai në këtë rast ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të tre ministrave të Arsimit, të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami të cilët nënshkruan Programet Ekzekutive për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës.

Në këtë rast zëvendëskryeministri Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi këtë ditë, ku para 107 viteve , këtu në Manastir u themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe.

“Për mua është kënaqësi që me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe të jenë bashkë me ne këtu tre Ministrat e Arsimit dhe Shkencës, nga Republika e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë ku patëm rastin të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të bashkëpunimit, diçka që ka qenë domosdoshmëri. Besoj se do vazhdojë edhe në të ardhmen të pasurohet ky bashkëpunim në kuadër të arsimit, shkencës, kulturës, sportit, varësisht sesi përkufizohet.

Është rast i veçantë që na nderon neve shqiptarëve që ky nënshkrim bëhet në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes tonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve. Atëherë Kongresi dhe delegatët në emër të Kongresit u përcaktuan për vlerat perëndimore dhe Alfabeti ynë është me shkronja latine, që ka një domethënie për periudhën që po kalojmë dhe të jemi konsekuent të vlerave perëndimore dhe euroatlantike”, tha Xhaferri.

Në Muzeun e Alfabetit, zëvendëskryeministri Xhaferri ka hapur Tribunën shkencore me temë: “Atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri”.

Ndërkaq, sonte me fillim në ora 19.00 në qendrën për Kulturë në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë solemne që organizohet me rastin e Ditës së Alfabetit.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po Po kan pas qka me pa mjafton vetem fasada e muzeut i falemederohemi Zotit qe qe su shkeput ndoj cop e fasades e te shkuajnjen mediat e botes. Po pyes udheheqesit funkcioneret ton shqyptar posaqerisht Musa Xhaferrin a sesht marre te lihet ne ket derengjje-gjendje ky tempul ky temel ky bazament i shkronjave shqipe se dij a u skuqen udheheqesit tone para vizitoreve e musafireve a u marruat?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button