Borë në shtetet e Ballkanit

Shtetet e Ballkanit, më saktësisht Bosnja, Sllovenia dhe Kroacia u mbuluan nga bora, pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë pjesës më të madhe të nëntorit.

Pas temperaturave mjaft të larta gjatë këtij muaji, temperaturat në Slloveni, Kroaci dhe Slloveni ranë dukshëm dhe në këto shtete ra edhe bora e parë.

Në Kroaci sot po mbretëron mot shumë më i ftohtë dhe reshje të borës ka pasur në qytetin e Karllovcit, ndërsa Instituti Meteorologjik i Kroacisë ka paralajmëruar reshje edhe më të dendura gjatë ditës.
Mediet kroate raportin se bora dhe fryma e fuqishme kanë shkaktuar kaos në auto-rrugën që lidh Zagrebin me Rjekën.

Edhe në Slloveni ka rënë bora e parë, me autoritetet që njoftuan se në pjesët e rrafshëta të vendit mund të bien deri 15 centimetra borë, ndërsa në pjesët malore deri në 40 centimetra.
Në disa pjesë të Sllovenisë temperaturat brenda vetëm tetë orëve kanë rënë për 17 gradë.
Reshje të borës pati edhe në pjesët veriperëndimore të Bosnjës dhe ngasësve të automjeteve ju është tërhequr vërejtja që të kenë kujdes, për shkak të rrugëve të rrëshqitshme, transmeton RTV21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button