Camaro Z/28 zhgënjen në pistën e Nurburgringut

Modeli i ri i Chevrolet Camaro Z/28 duket se nuk është ashtu siç kanë pritur shumë adhurues të veturave të shpejta sportive. 

Ky model ka arritur që pistën e Nurburgringut ta kalojë për 7 minuta e 34 sekonda. Derisa shpejtësia nuk ka befasuar adhuruesit e kësaj marke, nuk duhet harruar që Camaro Z/28 vazhdon të jetë një veturë me tërheqje motorike me rrota të para dhe me një ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, të cilin shumë kohë më parë e kanë përdorur Audi R8 V10, Porsche 911 Carrera S (911) dhe Lamborghini Murcielago LP640. 

Specifikacionet teknike janë brengosëse, pasi Camaro Z/28 ka motor V8 me 7.0 litra LS7 që prodhon 500 KF (373 KW).

Kjo ‘bishë’ peshon 136 më pak sesa modeli ZL1, dhe është i pajisuar me frena të pllakës së karbonit. Ndërsa sa i përket detajeve tjera ende nuk janë publikuar, por në Chevrolet thonë se kjo veturë do të kushtoj 56 mijë dollarë.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button