Remenski: Dëshirojmë të jemi garantues se nuk do të ketë keqpërdorime

Në të kaluarën në funksion të marrjes së votave në zgjedhje janë keqpërdorur kompetencat, ka pasur kërcënime dhe ne dëshirojmë të jemi garantues se kjo nuk do të ndodh. Kështu ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë, ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenska.

Në lidhje me mospajtimet me zëvendësministrin Dime Spasov, Remenski tha se takimin e vetëm që ka pasur me të dhe zëvendësministrin tjetër Ibrahim Ibrahimi e ka qenë me 13 nëntor, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kenë takime në të ardhmen.

“Dëshiroj t’i demantoj të gjitha informacionet që shkojnë në funksion të krijimit të opinionit publik se me ardhjen e ministrave të ri do të ketë ndryshime kadrovik, lëvizje, degradime dhe largime nga puna. Kjo nuk u bë, për arsye se qëllimi jonë primar është para se gjithash funksionimi i organizuar ose riogranizim dhe jo ndryshime kadrovike e cila jo gjithmonë i jep rezultatet në pjesën e riorganizimit funksional”, ka deklaruar Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button