Newcastle e interesuar për Naser Alijin

Naser Aliji, mbrojtësi i Shqipërisë dhe Baselit, gjatë janarit mund të transferohet në Premierligë, te skuadra Newcastle United.

Sipas “Chronicle Live”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare cilësohet si një prej pesë alternativave për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Steve McClaren.

21-vjeçari i lindur në Kumanovë u kthye të Baseli pas sezonit të kaluar në formë huazimi te Vaduzi. Por, Aliji do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Zvicrës, që skadon në verën e vitit 2017.

Vlera e Alijit përllogaritet mbi 850 mijë euro, të cilat Newcastle duhet ti paguajë në arkën e Baselit, për ti bindur zviceranët ta shesin kuqeziun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button