Kriza e refugjatëve, situatë e rënduar në kufirin Maqedoni-Greqi

Një numër i madh i refugjatëve janë bllokuar në mes të kufirit të Greqisë dhe Maqedonisë pas rregullave të reja të vendosura dje nga Këshilli i Sigurimit të Maqedonisë. Këtë e raportojnë mediat greke të cilën përcjellin kritikat e shtetit ndaj vendimit të Maqedonisë, pas situatës së krijuar në kufi.

Këshilli i Sigurimit dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dje vendosën t’ju bashkohen rregullave të reja për pranimin e refugjatëve të vendosura nga disa shtete të tjera të Ballkanit që nënkuptojnë transitimin vetëm të refugjatëve që vinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Autoritetet maqedonase kanë siguruar kufirin me tela me gjemba.

Pas kësaj në Komisionin Evropian ka reaguar edhe europarlamentarja greke Marija Spiraki me pyetjen nëse Komisioni mund ta vërtetojë se a e ndërton kufirin me mjetet e BE-së, a është vendim i drejtë për të harxhuar mjetet evropiane si dhe çfarë do të bëjë Komisioni për të ndaluar këto masa që nuk janë në përputhje me politikën evropianë.

Ivanov ka thënë dje për gazetarët grek (njoftoi MIA) se është shpeshtuar paraqitja e përpjekjeve të kalohet kufiri jashtë vendkalimit të përcaktuar në afërsi të Gjevgjelisë, dhe pritet kjo paraqitje të shpeshtohet, veçanërisht pas sjelljes së kufizimeve për refugjatët të cilët nuk vijnë nga rajonet e luftërave nga ana e vendeve ballkanike. Për shkak të asaj, shtoi Ivanov nevojitet që të mbyllen shtigjet të cilat refugjatët i shfrytëzojnë për hyrje në Maqedoni.

Nga MPB sot njoftuan se gjendja në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë është stabile por këtë gjë ë hedhin posht mediat greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button