OKB-ja e bashkuar kundër ISIS-it

Pas sulmeve të fundit terroriste në Francë dhe Mali, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur unanimisht të adoptojë një rezolutë për të dyfishuar aksionet kundër Shtetit Islamik ISIS.

Draft-dokumenti i propozuar nga Franca thërret anëtarët e OKB-së “të trajtojnë të gjitha çështjet e nevojshme”, në luftën kundër ISIS-it, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Organizata terroriste ISIS, ka pranuar përgjegjësinë për sulmet në Paris ku mbetën të vdekur 130 persona.

Ndërsa po ashtu ka marrë përsipër edhe sulmet në Lebanon këtë muaj dhe rrëzimin e avionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button