Zbulohet Fabrika për atlete false në Çair të Shkupit

Drejtoria e Doganave e ka zbuluar një fabrikë për prodhimin e falsifikuar të atleteve, me brend të panjohur, e cila ka vepruar në një bodrum të një shtëpie, në Komunën Çair të Shkupit.

“Gjatë bastisjes në punëtori, janë kapur dhe arrestuar persona të cilët po prodhonin mbathje sportive, 154 palë (çifte) atlete të gatshme për shitje me logon të një marke të panjohur, disa makina që shfrytëzoheshin për prodhimin e atleteve, sasi e madhe e lëndës së parë, etiketa, aplikacione etj.”, kanë bërë të ditur sot autoritetet e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë respektivisht drejtoresha Natasha Radevska Kërstevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button