Zbatimi i MO-së, Xhaferi kërkon ndihmën e mediave dhe qytetarëve

Zv/kryeministri Musa Xhaferi kërkon ndihmën e mediave dhe qytetarëve për t’i adresuar mangësitë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, 14 vjet pas firmosjes. Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt” në Alsat M, Xhaferi tha se në pamundësi që ai të kërkojë përgjegjësi nga institucionet që nuk zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit ndonëse 11 vjet në pushtet, këtë duhet ta bëjnë gazetarët dhe qytetarët.

“Ju mediumet duhet t’u kërkoni llogari, siç duhet ti kërkojmë llogari edhe kryeqytetit këtu, organeve. Ne duhet, nëse është dakord edhe mediumi juaj kam vetëm një fjali, të bëjnë anketime, të kërkojnë përgjegjësi dhe të mobilizohemi si shqiptarë, ta praktikojmë. Ku janë qytetarët, ku janë ata që janë të thirrur në emër të organeve të bëjnë inspektim të asaj nëse ka mundësi të bëjnë inspektim përse kryeqyteti, Shkupi nuk zbaton ligjin për dygjuhësi”, deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por analistët vlerësojnë të kundërtën. Ata fajin kryesor për të gjitha keqinterpretimet qoftë të ligjit për gjuhët apo përdorimin e cunguar të gjuhës shqipe ia faturuan BDI-së.

Por analistët vlerësojnë të kundërtën. Ata fajin kryesor për të gjitha keqinterpretimet qoftë të ligjit për gjuhët apo përdorimin e cunguar të gjuhës shqipe ia faturuan BDI-së. /Alsat M

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button