Ademi: UEJL ka ndikim të konsiderueshëm në arsimin e lartë të Maqedonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në shënimim e katërmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore.

“UEJL, tashmë ka një ndikim të konsiderueshëm në rrjetin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, që e bën të njihet si institucion unik dhe model i arsimit të lartë në Maqedoni dhe rajon”, theksoi Ademi.

Duke e pasur parasysh faktin, potencoi Ademi, se Deklarata e Bolonjës ishte nënshkruar në vitin 1999, UEJL si institucion i ri i arsimit të lartë, që para 14 viteve, nisi të funksionojë në përputhje të plotë me principet e kësaj Deklarate, me një përdorim të gjerë praktikash moderne në aktivitetin dhe veprimtarinë e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button