Flet njëri nga pengjet e liruara në hotelin në Mali (VIDEO)

Njëri nga pengjet e liruara në mes 80 të tjerëve, ka shpjeguar se si ndodhi sulmi terroristë në hotelin Radisson në Mali.

Ai i ka thënë France 24 se ai ishte fshehur në dhomë, njofton Klan Kosova.

“Policia dhe forcat e sigurimit na ndihmuan të dalim nga ndërtesa. Por ende kanë mbetur shumë njerëz brenda. Po ashtu kam parë trupa të vdekur në hollë të hotelit”, ka shpjeguar ai.

“Ishte absolutisht situatë e tmerrshme”.

Ai po ashtu ka thënë se me sa ka kuptuar ai, aksioni i policisë po vazhdon ende.

Ndërsa Reuters raporton se njëri nga pengjet e liruara ka treguar se kishte dëgjuar terroristët tek flisnin anglisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button