“TEHNOMA 2013” – “Energjia është e bukur dhe ekologjike”

Nën moton “Energjia është e bukur dhe ekologjike” sot në Panairin e Shkupit u hap Panairi i 39-të ndërkombëtar i metalurgjisë, energjitikës,  produkteve jometalike, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes “TEHNOMA 2013”. 

Në një sipërfaqe  prej 12.000 metra katrorë, mjedis për eksponim kanë mbi 200 kompani të vendit dhe të huaja nga Italia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia. 

Manifestimin e hapi drejtori ekzekutiv i Panairit të Shkupit, Guido Omladiç, i cili vlerësoi se përdorimi i teknologjisë inovative e rrit  ndërgjegjen për rëndësinë e cilësisë si praktikë më të mirë biznesi për lansimin dhe promovimin e produketeve të manifestimeve të panairit. 

“TEHNOMA është një nga manifestimet e panairit më të vjetra, ndërsa gjithmonë  një manifestim  biznesi me orientim  të ri i cili mbetet  një platfortmë inovative për ruajtjen, zhvillimin dhe incimin e bizneseve nga metalurgjia, elektronika, energjitika, produktet jometalike, ndërtimtaria dhe siguirimi dhe mbrojtja”, tha Omladiç. 

Paralelisht me TEHNOMA 2013, që do të zgjatë deri më 19 tetor, në panairin e Shkupit, në kspozitën ndërkombëtare të inovacioneve MAKINOVA është paralajmëruar paraqitje e qindra eksponateve prej të cilave 30 nga Maqedonia, 10 si krijimtari rinore dhe nga 10 nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. 

Do të ekspozohen edhe 10 eksponate nga ekspozitat ndërkombëtare.Si pjesë e përbashkët nga AGROFUD dhe TEHNOMA,  në oborrin para ndërtesës së Drejtorisë të panairit të Shkupit vazhdon eskpozita për agromekanizim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button