Arrestohet Shipoviq, opozita filloi protestat para Gjykatës

Mirosllav Shipoviq është arrestuar në aeroportin e Vjenës, me urdhër arrestimi ndërkombëtar të shpallur nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Shipoviq ende ndodhet në aeroportin në Vjenë, sipas procedurave, autoritetet austriake më së pari duhet të kryejnë identifikimin, dhe pastaj, pritet gjykatësi t’i caktojë paraburgim ekstradues.

MPB ngriti kallëzim penal kundër 12 personave nga Shkupi dhe nga Shtipi, në cilësi të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës të SHA “Mashino promet”, pronarët të firmave “In Kom”, “Interkomerc” dhe “Bi Metali” në Shtip, si dhe të punësuar në DHP, të dyshimtë për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe për “ndihmë lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare”.

LSDM apelon që gjykata ta shfuqizojë masën paraburgim për Shipoviqin dhe bashkëpunëtorit e tij dhe të lejojë që të mbrohen në liri.

Qindra protestues dhe përkrahës të tij u mblodhën sot para Gjykatës themelore Shkupi 1 për ta shprehur revoltën kundër arrestimit të tij dhe kërkuan lirinë e tij.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se partia me mekanizma demokratike do të kundërshtojë nëse masa e paraburgimit për Shipoviqin nuk shfuqizohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button