Sportistët, klubet dhe tifo grupet urojnë Bajramin

Sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit shumë sportistë dhe klube shqiptare kanë shfrytëzuar rastin që të urojnë tifozët dhe miqt e tyre, ndërsa të parët që ka shkruajtur në profiling e tij ka qenë futbollist kosovar i Bayer Munchen, Xherdan Shaqiri.

Ai në faqen zyrtarë në Facbook i ka uruar gjithë botës islame për këtë festë të madhe.
“Happy bajram to all Muslims in the ëorld….. Urime festa e kurban bajramit për te gjithë muslimanve… Ich wünsche allen gläubigen Moslems einen besinnlichen Bajram…. XS”, ka shkruar në profilin e tij, ylli i Bayern Munshen, Xherdan Shaqiri.

(Nderim Nexhipi, Sedat Berisha dhe Muzafer Ejupi)

Nga futbollistët dhe klubet tjerë që uruan Bajramin përmes Facebook-ut kanë qenë edhe: Nderim Nexhipi, Valmir Nafiu, Ertan Demiri, Bujamin Asani, Gjelbrim Taipi, Arbnor Fejzullahi, Ardian Cuculi, Muzafer Ejupi, Minas Osmani, Sedat Berisha, Ernes Osmani, Leonard Kallaba, KF Shkupi, KF Shkëndija, KF Drita, KF Zajazi, KF Saraji, KF Bashkimi, KB Shkëndija Boks, KB Shkupi, KM Liria, KB Dibra Junior, KB NBA Çair, KK Forca, KH Çairi. Nga tifo grupet kanë uruar, Shvercerat – Shkup, Ballistët – Tetovë. 

(Tifo grupi “Shvercerat – Shkup”)

Edhe redaksia e sportit të Portalb.mk ju uron të gjithë sportistëve, klubeve tifo grupeve festën e Bajramit, duke ju dëshiruar suksese në garat e mëtejshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button