100 mijë euro ndan Kuvendi i RM-së, që t’i pajisë deputetët me tablete

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 130 tableteve kompjuterike (aq janë porositur).

Sipas të dhënave, të publikuara në Byronë për Prokurimin Publik, biznesin për pajisjen e deputetëve me tabletë e ka fituar firma, Inxhinerig Neokom, ndërkaq sipas marrëveshjes, e gjithë kjo do të kushtojë 6 milionë denarë, apo rreth 100 mijë euro, njofton Kapital, transmeton Portalb.

Kriteriumi kryesor për fitimin e tenderit ka qenë çmimi më i lirë, ndërkaq në tender janë dhënë tre oferta.

Edhe pse thuhet ashtu, siç duket, çmimi nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm ngase nëse 100.000 euro nëse e ndajmë me 130 atëherë për çdo tablet i bie të jenë të siguruara nga rreth 770 euro, me këto para, në Maqedoni mund të blihet një ndër tabletët më të shtrenjtë, Apple iPad Air 2 Cellular 128GB, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button