Çerdhja e Sarajit, promovim bombastik, zero funksionalitet

Çerdhja për fëmijët e komunës së Sarajit e cila u premtua vite me radhë dhe më në fund u përurua me shumë pompozitet. Megjithatë Portalb mëson se ende është jofunksionale dhe me dyer të mbyllura për të vegjlit e kësaj komune.

Banorët shprehen të revoltuar dhe thonë se pse u promovua nëse nuk ishte gati për të funksionuar.

“E bënë promovimin, prenë shiritat dhe aq. Gjithçka po e shndërrojnë në fushatë parazgjedhore, ajo kur bëhet promovimi duhet edhe të punojë, jo të rrijë e mbyllur. Pse prenë shiritat sa për sy e faqe? Me vite të tëra prezantohet si projekt më në fund thamë që erdhi dita e hapjes dhe prapë asgjë nuk u bë”, tha për Portalb, G.R., banor.

Ata thonë se ka spekulime se nuk janë marrë vesh sa i përket punësimeve në këtë institucion të sapo hapur, andaj krijohet në situatë e tillë.

“Kemi dëgjuar se çerdhja nuk hapet shkaku që nuk merren vesh për punësime. Secili do të punësojë njerëz të vetë dhe këtu është hasur në një mosmarrëveshje dhe prandaj ende nuk funksionon çerdhja”, thonë banorët.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale bëjnë të ditur se janë në pritje të listës së punësimeve që do të dorëzohet nga Komuna e Sarajit.

“Objekti i çerdhes është përuruar dhe është i gatshëm te funksionojë. Jemi duke pritur listat na Komuna për të punësuarit dhe të rregullojmë statusin e tyre”, thonë për Portalb nga zyra për informim e MPPS.

Kurse nga Komuna e Sarajit nuk arritëm që të marrim përgjigje lidhur me këtë çështje, askush nuk ishte i kapshëm.

Banorët apelojnë që sa më shpejti kjo situatë të zgjidhet, sepse sipas tyre kjo punë është zvarritur tejmase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button