Publikohen fotot e grave që punojnë drogën në Lazarat

Një ekip i gazetarëve europianë ka arritur të futet në Lazarat dhe të filmojë gratë gjatë punës me bohcet e drogës në këtë fshat.

Fotot janë publikuar nga Deutsche Welle. Sipas DVV, fshatarët e Lazaratit për të mbajtur veten në aktivitetin e kultivimit dhe shitjes së drogës kërcënojnë cdo të huaj me armë apo tenton të futet në fshat.

Për vite të tëra, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë hapa pa sukses për të parandaluar kultivimin e marihuanës.

Rrjetet kriminale nga Shqipëria dhe Italia kanë kontrollin e tregtisë , në shumicën e rasteve të mbrojtura nga anëtarë të gjyqësorit dhe politikanë në këmbim të parave, shkruan DVV.

Lajme të ngjashme

Back to top button