Aguero pritet të jetë gati ndaj Liverpoolit

Të shtunën duke filluar nga ora 18:30, Manchester City pret në Etihad Stadium Liverpoolin e Jurgen Klopp, ku pritet të rikthehet i lëdnuari Sergio Aguero.

Ai në një intervistë për uebasajtin e Cityt, tha se është duke punuar shumë që të luaj në këtë derbi, derisa është rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave.

“Shpresoj të luaj në këtë ndeshje. Jam duke punuar shumë që të kthehem në top formë për këtë ndeshje. Ka qenë kohë e vështirë pas lëndimit që pësova”, ka thënë Aguero për uebfaqen e klubit.

“Ardhja e Jurgen Kloppit te Liverpooli është shumë e mirë për Premier Ligën. E kam thënë që është mirë se lojtarët më të mirë dhe trajnerët po vijnë në Angli – Kjo e bën ndër garat më të forta në botë. Ai ka bërë punë të mirë te Dortmundi dhe ka siguruar vend në Premier Ligë. Jam i sigurt se i duhet kohë për t’u adaptuar”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button