Rusët po vijnë, kush do ti presë?

Iskra Koroveshovska, koment- “Edhe Be po mbytet në Mesdhe”, Dnevnik
Derisa Mesdheu po shndërrohet në varreza imigrantësh, BE, e cila përndryshe e ka frikën nga azilantët dhe ngre mure të pakalueshme për mbrojtje e që kanë të bëjnë edhe me ne Maqedonasit, përsëri tregoi dobësi dhe mizori.

Toni Naunovski, kolumnë-“Maqedonasit e rinj i ndryshuan orientimet”,Dnevnik
Elitat politike, të ballafaquara me problemet e mëdha në ekonomi dhe në politikën ndërkombëtare, nuk po i detektojnë  kushinetat e shtetit të cilat ngadalë, por sigurtë, po zënë vendin.

Ilija Dimovski, kolumnë-“ Masat për mashtrimin e klasës së mesme”, Dnevnik
Nëse jeni të varfër, do të fitoni më pak të holla nga shteti, e nëse jeni të pasur dhe harxhoni për lukse, do të fitoni më shumë. Ja kështu është[ e majta jonë e sotme e Maqedonisë.

Hristo Ivanovski, kolumnë-“ Rusët po vijnë, a do të na sjellin çokollata”, Dnevnik
Diplomacia Ruse në të vërtetë nuk bën ndonjë prerje serioze, por për herë të parë në ketë 20 vite të fundit Rusët qartë vejnë në dije se kërkojnë vend qendror në ngjarjet globale dhe se si qendër për zgjedhjen e këtyre çështjeve e shohin Këshillin për siguri të BE-së.

Erol Rizaov, kolumnë- “Propozimi i Zaevit”, Utrinski Vesnik
Diçka më thot se kryeministri Gruevski së shpejti do të porosit, nëse veç më këtë nuk e ka bë, analizë të paanshme sekrete të idesë për kthimin e një pjese të TVSH-së. Mos u habitni nëse i njëjti propozim i Zaevit i mbështjellë në paketim të ri, arrin në parlament si veprim i ri i Qeverisë me zgjedhje të shkëlqyera.

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Pse nuk jemi Amerikanë”, Utrinski Vesnik
Arsyeja bazë për refuzimin e propozimit të LSDM për kthim të TVSH-së duhet të kërkohet aty se dikujt i është kujtuar t’u ndihmojë qytetarëve, e kjo nuk është Qeveria. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button