Shilegov: Gruevski po tenton të nxit tensione ndëretnike

“Nikolla Gruevski ka tentuar të fshehë pajtimin e tij rreth analizës për zbatimin për Marrëveshjen e Ohrit. Ai ka dashur të fshehë se Qeveria qëndron pas Konferencës për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit, që do të mbahet nga 1 dhjetori në Shkup”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së, në konferencën e sotme për shtyp, raporton Portalb.

Sipas Shilegov, ky është shkaku se pse Gruevski po imagjinon përralla për federalizim, për ta fshehur këtë dokument.

“Gruevski duhet të dalë para opinionit dhe të sqarojë se cila është arsyeja e Konferencës”, porositi Shilegov.

“LSDM po ndërton shoqëri për të gjithë qytetarët, derisa Gruevski po tenton të nxit tensione ndëretnike për ta shpëtuar veten. Gruevski nuk do Maqedoni të bashkuar. Maqedonia e bashkuar i thotë Gruevskit: mjaftë më! Lamtumirë Nikolla”, përfundon Shilegov./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button