Ja cilët janë yjet që do të ndërrojnë skuadër në Janar

Nga Pirlo te Van Persie e Lavezzi, janë të shumtë yjet që pritet të ndërrojnë skuadër në Janar. Meqë merkatoja e dimrit po afron dhe po i bëjmë rezyme futbollistëve të njohur që mund të ndryshojnë fanellë pas disa javësh. Tre të parët në këtë listë janë Radamel Falcao, Ezequiel Lavezzi dhe Nolito. Kolumbiani në mungesë të hapsirave me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea, ndërsa argjentinasi dhe spanjolli kërkohen nga Barca por vetëm njëri prej të dyve mund të bëhet pjesë e blaugranave në Janar. U afrua te Reali i Madridit me shumë bujë si talenti më i madh i futbollit norvegjez por Martin Odegaard për të patur më shumë minuta  në këmbë do të huazohet nga Los Blancos në merkaton e ardhshme, në një klub më pak të njohur.

Një tjetër emër i madh që mund të ndryshojë ekip në Janar është holandezi Robin Van Persie i cili nuk është i lumtur te Fenerbahce. I sigurtë është ndërkohë largimi i Victor Valdes nga Manchester United për mungesë hapsirash në formacion, ndërsa mund të ndjekë të njëjtën rrugë edhe gardiani italian Salvatore Sirigu i cili është ulur në stol nga afrimi i ri gjermani Kevin Trapp te Paris Saint Germain. Edhe Neven Subotic mund ti japë lamtumirën Dortmundit, ashtu si Sebastian Rode që me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni. Është e paimagjinueshme të përjashtosh nga lista e lojtarëve që mund të ndërrojnë skuadër në Janar, Andrea Pirlon. Për shkak të pauzës së kampionatit amerikan mesfushori veteran me shumë mundësi do të gjejë një skuadër të re për të luajtur deri në Prill pasi dëshiron të jetë pjesë e kombëtares italiane në Europianin francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button