Thaçi tregon për dy veprimet e rëndësishme në politikën e jashtme

Zëvendëskryeministri nëjherësh Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka shkruar një status në Facebook se ministria që e drejton ka ndërmarrë dy veprime shumë të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme.

Kryediplomati kosovar ka theksuar se janë depozituar aktet e aderimit në Konventën e Konventës së Hagës. “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” (thënë ndryshe Konventa e Apostilës), si dhe në konventën themeluese të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit’

Më poshtë mund ta lexoni statusin e Thaçit.

“Kemi ndërmarrë dy veprime shumë të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme duke depozituar aktet e aderimit në Konventën e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” (thënë ndryshe Konventa e Apostilës), si dhe në konventën themeluese të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit. Në rastin e Konventës së Apostilës ne hyjmë në një kapitull të ri të angazhimit multilateral ndërkombëtar të Kosovës, pasi bëhet fjalë për të parën marrëveshje shumëpalëshe mbarëbotërore ku vendi ynë bëhet palë. Konventa do të hyjë në fuqi për Kosovën më 14 korrik të vitit 2016 dhe falë saj do të hiqet kërkesa për legalizim të dokumenteve publike të jashtme, duke ua lehtësuar jetën shumë qytetarëve tanë të cilëve deri tani u është dashur të harxhojnë kohë e para për të bërë legalizime dokumentesh nëpër konsullata. Nëpërmjet nënshkrimit të dytë, i cili hyn në fuqi më 5 janar 2016, ne bëhemi pjesë e njërës prej organizatave më të vjetra e të rëndësishme ndërshtetërore, që merret me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Të dy këto arritje rrisin angazhimin multilateral të Kosovës dhe forcojnë ndjeshëm profilin ndërkombëtar të shtetit tonë duke konsoliduar edhe më shumë subjektivitetin tonë ndërkombëtar. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button