Besir Durguti në “Futures” të Antalisë

Tenisti shqiptar Besir Durguti nuk i ka ndalur aktivitet e tija sportive, pasi sot ka udhëtuar për në Antali të Turqisë ku do të vazhdojë përgatitjet për turneun e radhës, që pikërisht do të mbahet në këtë qytet bregdetar të Turqisë.

Durguti sot pasdite ka arritur të akomodohet në Antali, ndërsa menjëherë më vonë ka zhvilluar dhe një stërvitje të lehtë.

“Do të kem përgatitje gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa në Antali do të jem pjesëmarrës edhe në turneun “Future” i cili është me një çmim shpërblyes prej 10 mijë dollarë. Kësaj radhe turneu është kualifikues pasi pikërisht shumë tenistë nga bota e shfrytëzojnë këtë vend që të jenë pjesë e turneut dhe do të ketë një konkurrencë të madhe”, ka thënë Durguti, i cili mes tjerash ka shtuar se shpreson që të kalojë fazën përgatitore mirë dhe më pas të ketë arritje të mirë në turne.

Të përkujtojmë se Besir Durguti është tenisti i tretë më i mirë nga Maqedonia në ATP listën, duke u radhitur në pozitën e 1535 në ATP listën e nëntorit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button