Maqedonia shënon ditë botërore të ‘Shkopit të bardhë’

E gjithë bota sot shënon ditët ndërkombëtare të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar.

Lidhja e personave të verbër të Maqedonisë ekziston që nga viti 1964 duke tentuar ti përmirësojë kushtet dhe jetën e punën e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, ndërsa numëron mbi 2.500 persona.

Shkopi i bardhë është krijuar në vitin 1912 nga artisti James Biggs nga Bristoli. Pas një aksidenti, i cili i mori shikimin, artisti duhej të ripërshtatej me ambientin.

Duke ndjerë kërcënimin nga mjetet e tjera lëvizëse rreth e rrotull shtëpisë së vet, Biggs vendosi ta lyente shkopin e tij lëvizës me ngjyrë të bardhë dhe ta bënte veten më të dukshëm në rrugë. 

Në maj të vitit 1931, BBC sugjeroi në radion e vet se individët e verbër duhet të sigurohen me një shkop të bardhë, i cili do të mund të njihet në mënyrë universale, si një simbol i cili tregon se dikush është i verbër ose me shikim të pjesshëm.

Më pas, Presidenti i SHBA, Lyndon S. Johnson, u interesua dhe e proklamoi 15 Tetorin si Ditë e Shkopit të Bardhë. Në 6 Tetor të vitit1964, një rezolutë e përbashkët e Kongresit e deklaroi ligjërisht këtë ditë. 

Nisur nga kjo ngjarje, në të gjithë botën 15 Tetori kremtohet si dita simbol për pavarësi, integrim dhe autonomi të personave të verbër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button