Saliu: Edhe Maqedonia mund të jetë cak i sulmeve terroriste

Drejtoresha e Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Suzana Saliu,  në emisionin 10 minuta tha se pas ngjarjeve që tronditën Parisin, asnjë shtet s’është i sigurtë se nuk mund t’i ndodhë e njejta. Ajo tha se mekanizmat e aktivizuar për menaxhim me kriza, si: Komiteti Drejtues, Grupi për vlerësim, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Këshilli i Sigurimit, kanë votuar në mënyrë unanime masat, të cilat do të ndërmerren në rast nevoje.

Bashkëpunimi mes institucioneve dhe të kësaj qendre  është korrekt dhe është krijuar Shtabi Kryesor ku janë të inkuadruar të gjitha institucionet relevante, tha ajo. Drejtoresha Saliu, në lidhje me përfshirjen e institucionit që drejton, në menaxhimin e krizës së refugjatëve, u përgjigj duke thënë se është ligji i Republikës së Maqedonisë ai që përcakton qartë se kjo qendër duhet të menaxhojë situata të tilla, si organ qendror.

Për çështjen e studentëve të Akademisë ushtarake, që financohen nga shteti dhe që më pas duhet të punësohen në këtë qendër, tha se nuk ka pasur një kërkesë të tillë nga ajo kategori e personave, por se nëse do të ketë ndonjë konkurs, dyert do të jenë të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button