3 gjërat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me ciklin tuaj menstrual

Ju jeni mësuar me mundimet e ciklit tuaj menstrual pas mbarimit të tyre, si kokëdhembje, gjakderdhje e madhe, dhimbje stomaku etj. Sidoqoftë, çka nëse ju themi se “këto shenja normale” mund të jenë ndonjë paralajmërim për ndonjë sëmundje më të madhe. Ja gjërat që duhet ti merrni në konsdieratë me gjinekologun tuaj.

Perioda të çrregullta

Në një botë ideale, periodat tuaja duhet të vijnë me saktësinë e kohës, pas çdo 28 ditë, vuani për disa ditë me rradhë e më pas liroheni deri në vizitën e maujit të ardhshëm. Por, kjo është jeta, ndonjëherë ta shpif. Cikli i rregullt konsiderohet të paraqitet çdo 21 deri 45 ditë, thekson Sherry Ross.

Problem mund të ndodhë nëse periodat vijnë shumë shpesh – të themi çdo 20 ditë ose edhe më pak (brenda një muaji një cikël e gjysmë). Stresi, dietat rigoroze, ushtrimet e mundimshme ndikojnë që cikli jua të vonohet, thekson Mary Jane Minkin, gjinekologe. Thënë kështu, nëse këto gjëra ndikojnë në çrregullimin e ciklit tuaj, nuk do të thotë se janë rrezik për jetën tuaj, por më së miri është të konsultoheni me mjekun tuaj. Një nga pasojat që mund të jetë është sëmundja e tiroides. Hipertiroidizmi shkakton që të keni cikle të rralla, ndërsa hipotiroidizmi cikle të shpeshtuara.

Dhimbje të padurueshme barku

Dhimbjet e barkut janë të zakonshme gjatë ciklit tuaj. Por nëse keni dhimbje të padurueshme kjo ndodh për dy gjëra: nivele të larta të prodhimit të hormonit – prostaglandins, apo ndjeshmëri e lartë. Në raste të tilla, mjeku rekomandon të mernri anti-inflamatorë të cilët bllokojnë prostaglandin-in.

Gjakderdhje e madhe

Nuk ka asnjë femër që ankohet për gjakderdhje me sasi të vogël, që nënkupton se nuk jeni në rrezik. Gjakderdhja normale duhet të ndodhë disa ditë me ndërrim të shpeshtë të tamponave. Por, nëse cikli juaj nuk ndalon nga gjakderdhja, kjo nënkupton tiroiden apo ndonjë fibroid të mundshëm, polipe ose endometrioza. Mjeku thekson se gjakderdhja është normale, por nëse ndërroni tampon çdo një orë, kjo është më shumë se normalja.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mund tju pyes per dicka. Mund t vin menstruacionet gjat shtatzanise dhe pas sa kohesh mund ta kuptosh qe je shtatzane ? Faleminderit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button