Afrim Tahiri – Haxhilerët e Maqedonisë janë mirë e shëndosh

Besimtarët musliman nga Maqedonia të cilët po plotësojnë kushtin e pestë të islamit Haxhxhin janë mirë me shëndet dhe gjithcka nga ajo që duhet të realizohet dhe aplikohet nga haxhinjët është duke rrjedhur mirë, pa problem dhe me sukses. 

Kështu tha sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri, nëpërmjet linjes telefonike, i cili gjindet me haxhinjët nga Shkupi në Mina dhe Muzdelife. 
 
Tahiri më tej i uroi të gjith besimtarët Islam Festën e Kurban Bajramit me shpresë se do tu pranohen të gjitha lutjet dhe adhurimet që kanë bërë e që do të bëjnë haxhilerët edhe më tej.

Ndryshe Haxhi është shtylla e pestë e besimit islam i cili tubon me miliona besimtarë nga të gjitha vendet e botës në vend në tokën e shejtë dhe të bekuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button