Gjukanoviç: Mali i Zi më 1 dhjetor do të merr ftesën për në NATO

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç porositi sot se është i bindur se Mali i Zi më 1 dhjetor do të merr ftesë për anëtarësim në NATO. Gjukanoviç theksoi se pas kësaj, në marrëveshje me subjektet tjera politike mund të fillojë me planifikimin e datës për zgjedhjet parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Parlamentin e Malit të Zi sot është mbajtur “ora e kryeministrit”, në të cilën kryeministri Millo Gjukanoviç iu përgjigj pyetjeve të grupeve parlamentare. Gjukanoviç përsëriti se në zgjedhjet parlamentare do të shkojë me legjislacion të ri.

“Jam i bindur se më 1 dhjetor do të marrim ftesë për në NATO, ndërsa më 2 dhjetor jemi të gatshëm për zgjedhje. Vullneti politik i PDS-së është të shkojmë në zgjedhje në pajtim me ligjet e miratuara”, tha Gjulanoviç.

Ai iu përgjigj pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millutin Simoviç se çfarë ndikimi do të ketë raporti i Bashkimit Evropian mbi përparimin e Malit të Zi lidhur me vendimin e pritur për ftesën e rekomanduar për anëtarësim në NATO. Sipas tij, BE-ja dhe NATO janë të lidhura.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë prioritetet tona strategjike. Ato janë të varura njëra nga tjetra, fort të lidhura. Vlerësimi i mirë në raport që ka të bëjë me sundimin e ligjit, gjithsesi se do të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për ftesë në NATO. Mali i Zi ka bërë hapa të suksesshëm”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij, Raporti jep edhe rekomandim konstruktiv, ndërsa Mali i Zi ka definuar edhe detyrat konkrete, me të cilat forcohen edhe pritjet për rezultatet konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button