Limaj: Represioni nuk e zgjidh krizën politike

Lideri i Nismës Fatmir Limaj ftoi policinë të mos bëhet instrument i politikës, ndërsa kërkoi që kriza të mos zgjidhet me represion.

“Ftoj policinë të mos bëhet instrument i politikës. Kriza politike nuk zgjidhet përmes represionit, as me arrestime të deputetëve,” tha Limaj.

Limaj tha se policia duhet t’i mbrojë institucionet por të mos kalojë në aksion të ndjekjes.

“Ata e kanë për obligim ta ushtrojnë detyrën e vet duke i rujt institucionet publike, por jo të provokohet dhe te kalojë në një aksion të ndjekjes siç u pa pak më herët. Çka pamë ne ishte nje lloj gjuetie e panevojshme,” tha Limaj, raporton Kallxo.com.

Ai tregoi se e shqetësoi lajmi që prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputeten Kadaj-Bujupi

“U shqetësova shumë kur ndëgjova se prokuroria ka kërkuar paraburgim për znj. Bujupi dhe kjo do ta tensionojë edhe më shumë situatën,” tha Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button