LSDM: Qytetarët të cilët nuk e shfrytëzojnë ngrohjen qendrore, të mos paguajnë

Grupi i deputetëve të LSDM­-së dhe koalicionit sot deri te Kuvendi shtroi Propozim­-ligj për plotësimin e Ligjit për energjetikë me të cilin kërkohet të hiqen faturat e qytetarëve të cilët nuk shfrytëzojnë ngrohje qendrore.

“Me plotësimin e ligjit të cilin e propozojmë, kërkojmë që e drejta e qytetarëve të cilët nuk shfrytëzojnë ngrohje qendrore të mos paguhen faturat, të garantohet në Rregullore për furnizimin e energjisë termike që Komisioni Rregullator do të ketë obligim ligjor ta sjellë”, deklaroi Goran Sugareski, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM­-së, njofton MIA.

Qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore, theksoi Sugareski, nuk duhet ta kenë për obligim të paguajnë fatura për ngrohje qendrore të cilën nuk e shfrytëzojnë dhe as dënime për faturat e tilla të papaguara. Njerëzit të cilët nuk e shfrytëzojnë ngrohjen qendrore duhet të paguajnë fatura, madje edhe padi dhe përmbarues, për shkak të faturave të papaguara për ngrohje qendrore të cilën nuk e përdorin aspak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button