Shqipëria ka shanse për të kaluar fazën e parë në Euro 2016

Me plotësimin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016 Uefa zyrtarizoi dhe vazot e shortit që do të përcaktojë në 12 dhjetor në Paris Grupet e fazës finale të Kampionatit Europian. Ashtu sic edhe ishte bërë e ditur ndarja në 4 vazo u bë në bazë të koeficientëve që kishin ekipet përfaqësuese në Tetor në mbyllje të fushatës dhe Shqipëria ndodhet në vazon e katërt.

Franca si skuadër mikpritëse merr pozicionin e parë në Grupin A dhe nuk do të përfshihet në short kështu që vazo e parë do të jetë me 5 skuadra, Grupi ku bëjnë pjesë Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të gjithë kundërshtarë të mundshëm për Shqipërinë. Vazot e tjera janë të gjitha me nga 6 skuadra duke filluar nga e dyta ku ka zbritur Italia, që i bashkohet Rusisë, Zvicrës, Austrisë, Kroacisë dhe Ukrainës.

Në vazon e tretë bëjnë pjesë Republika Ceke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria, ndërsa në vazon e katërt bashkë me Shqipërinë janë dhe Turqia, Republika e Irlandës, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Është pothuajse e kotë të imagjinosh se cfarë kundërshtarësh mund ti rezervojë shorti Shqipërisë pasi kombinimet janë të pafundme, por i rëndësishëm është fakti se shanset për të kaluar Grupin në Euro 2016 janë të mëdha për të gjitha skuadrat pasi një fitore e vetme rrit maksimalisht shanset për të avancuar.

Kjo pasi me ndarjen e 24 pjesëmarrësve në 6 grupe me nga katër skuadra pas fazës së grupeve që zgjat nga 10 deri në 22 Qershori do të kualifikohen duke plotësuar 16-shen më të mirë jo vetëm 2 vendet e para të çdo grupi, pra 12 skuadra, por dhe katër të tretat më të mira të 6 grupeve, çka do të thotë se Shqipëria ka shanse reale për të avancuar në fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtëpërdrejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button