MO-ja: Ejup Alimi nuk jep të dhëna konkrete

Ka përfunduar debati në Klubin e deputetëve mes grupeve punuese ku është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit.

Sekretari shtetëror Ejup Alimi dhe eksperti për çështje politike Rizvan Sulejmani, i cili është moderator në diskutimet e grupeve punuese thonë se po punojnë në përpilimin e Raportit final të diskutimeve për Marrëveshjen e Ohrit, raporton Portalb.

“Sot përfundojmë diskutimet në tryezë të rrumbullakët që u bë me ekspertë të ndryshëm. Është prezantuar një material voluminoz nga grupet punuese dhe kanë qenë të hapura me ekspertë të ndryshëm, profesor dhe organizata joqeveritare, të mbështetura nga faktori ndërkombëtarë. Sot përmbyllëm temën për decentralizim. Materiali do të përmblidhet dhe do të shqyrtohet në një konferencë ndërkombëtare”, tha Alimi.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë përfundimet nga diskutimi, Ejup Alimi pa përgjigje konkrete.

“Debatuam, nuk kishte përfundime, kemi rekomandime, i gjithë materiali do të prezantohet në Konferencën ndërkombëtare”, përsëriti edhe njëherë sqarimin e tij Alimi, raporton Portalb.

“Kurrë nuk është mjaftueshëm, punojmë çdo ditë. Marrim këshilla nga profesorë, ekspertë, dhe të tjerë që e dinë këtë materie”, shprehet Alimi pas pyetjes se sa janë të kënaqur nga puna e Marrëveshjes së Ohrit.

Rizvan Sulejmani sqaroi se është diskutuar për decentralizimin fiskal dhe administratat e komunave. Gjithsesi në këto takime janë dhënë ide nga ekspertë të ndryshëm. Gjitha ato ide që do të konsiderohen të mira do të gjejnë vend në raportin final”, tha Sulejmani.

Gazetarët dhe opinioni nuk arritën të marrin përgjigje edhe pas pyetjes gazetareske se cilat janë përfundimet nga diskutimet, për të cilat duhet të jetë i njoftuar opinioni.

“Ne nuk kemi nxjerr konkluzione, ne vetëm evidentojmë ide të ndryshme që më vonë do të përfundojnë në një raport. Ne nuk nxjerrim konkluzione në këtë fazë”, përfundoi Sulejmani.

Në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos grupet punuese po e analizojnë edhe procesin e deritanishëm të Marrëveshjes së Ohrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button