“Politika e jashtme e Shqipërisë” nga Paskal Milo promovohet në Tetovë

Ne galerinë  a arteve pamore në Tetovë mbrëmë në organizimin e  akademisë diplomatike  shqiptare është promovuar vepra e  parë e diplomatit shqiptarë Paskal Milo, politika e jashtme e Shqipërisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku si dhe  profesorë dhe mysafirë të ndryshëm.

Kjo është një vepër e parë e mirëfilltë     ku   përshkruhet  e gjithë politika  e jashtme e Shqipërisë nga viti 1912, ku sipas autorit në këtë vepër të parë janë përshkruar   të gjithë momentet  e rëndësishme nga vitin 1912 deri  në vitin 1939. Sipas Milos  në të ardhmen do të vazhdojë të botoj edhe vëllime të tjera deri në vitin 2012 ku do të ketë një pasqyrë  të qartë për politikën e jashtme të Shqipërisë  për 100 vite.

Për Pasakal Milon,  politika e jashtme  e Shqipërisë  karshi  Maqedonisë ka ndryshuar që nga vitet e më parshme , ku Shqipëria në kohën e ish sistemit ka tentuar  që kombi shqiptarë në ish jugosllavi të mos s’kombëtarizohet   ndërsa tani ka një politik tjetër më moderne  dhe më të  përkushtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button